Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës të thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, është miratuar projektligji ku përfshihet tërheqja e kursimeve pensionale, shkruan Gazeta Metro.
Me këtë projektligj, parashihet që qytetarët t’i tërheqin 10% nga fondi i trustit pensional. Pas këtij miratimi në Qeveri, ky projektligj dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës.
Pas këtij miratimi në Qeveri, ky projektligj dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë mbledhje gjithashtu janë paraparë gjithsej 13 pika. Në mesin e pikave është edhe aprovimi i shtesave mujore për personelin shëndetësor për muajt korrik dhe gusht të këtij viti./gazetametro.net





