Wednesday, October 27, 2021
LAJME

Mbi 11 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 11 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse 259 të tjerë kanë rezultuar pozitivë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 11 mijë e 862. MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit 6 mijë e 630 persona janë testuar si të dyshuar për COVID-19.

Kurse, në 24 orët e fundit nga virusi korona janë shëruar 850 persona. /Gazeta Sinjali/