spot_img
spot_img

LVV lëshon pe, thotë se do t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë Kuvendi

Vetëvendosje ka lëshuar pe në lidhje me kandidatët e LDK dhe PDK për nënkryetarë Kuvendi, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën, shkruan Mitrovica SOT

Kështu ka bërë të ditur vetë LVV përmes një postimi në Facebook. Kjo parti tha se është e gatshme t’i votojë këta kandidatë.

“Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për nesër në orën 10:00. Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm që të votojmë për nënkryetar kuvendi nga radhët e PDK-së dhe LDK-së dikë që nuk e bojkoton zgjedhjen e presidentit e asisoj na dërgon në përsëritje të zgjedhjeve.

Megjithëkëtë, kryesia e LVV mori vendim që nesër të votojmë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Presim që pas konstituimit të kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër”, u tha mes tjerash.

Postimi:

TË FUNDIT

TË FUNDIT