19.5 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Lutfi Haziri tregon se a synon të bëhet president i Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka mohuar kategorikisht se ka për synim të bëhet president i Kosovës. Ai ka thënë se një post të tillë nuk e ka synuar asnjëherë dhe nuk është duke e synuar akoma. Thotë se vazhdon të jetë i fokusuar si kryetar i Gjilanit. “As në qeveri dhe as në presidencë unë jam zgjedhur kryetar i Gjilanit drejtpërdrejtë dhe duhet shumë punë e madhe me ma ndryshuar këtë qëndrim që nuk ka ndodhur deri sot”. “Bilalli (Sherifi v/j)e lakoj emrin e Isa Mustafës si president, por nuk është formulë e brendshme e LDK-së një gjë e tillë”, ka deklaruar Haziri./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT