19.5 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Lutfi Haziri tregon nëse do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk ka treguar se kush do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Ai thotë se nuk kanë diskutuar brenda partisë ende për kandidatin e kryeministrit.

“Jemi në debat të brendshëm, nuk kemi ardhur deri te emrat e përveçëm, nuk e kemi komoditetin e partive tjera, Duhet ta bëjmë vlerësimin e punës së qeverisë dhe kryeministrit para se ta nominojmë kandidatin për kryeministër”, ka thënë Haziri në TV Dukagjini.

Ai ka shtuar se vlerësimi i brendshëm në LDK për punën e qeverisë është duke ndodhur dhe se ky vlerësim i jep përparësi Avdullah Hotit.

Haziri ka pohuar më tej se janë duke punuar për rikthimin e LDK-së.

Ai ka thënë se LDK duhet të luftojë fillimisht me LDK-në, pastaj me rivalët.

TË FUNDIT

TË FUNDIT