Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur në emisionin “Kosova Live” pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit.
Ai ishte i vetmi deputet nga grupi parlamentar i PDK-së që qëndroi në sallë, pasi deputetët e tjerë të kësaj partie u larguan pas dështimit të votimit të kandidaturës së propozuar nga PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbajti fjalën, pasi pretendon se vetëm pak sekonda para votimit kishte deklaruar se do ta mbështeste kandidaturën, por më pas veproi ndryshe.
Deputeti tha se “u ndërruan fjalët” dhe se Vetëvendosje e mashtroi PDK-në me qëndrimin e saj në momentin e votimit.
“Ishte skandaloz veprimi i VV-se. Vetëm pak sekonda më prë patëm një dakordim dhe një qëndrim për nënkryetarët, por pastaj u tregu fytyra e vërtet e VV-së, pasi treguan se nuk ishin të interesuar të votojnë pro Vlora Çitakut”– ka deklaruar Lushtaku.




