spot_img
spot_img

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se ftesa për takim është pranuar gjatë pasdites dhe se takimi do të mbahet nesër në orën 18:00.

“Po, pasdite kemi marrë ftesë nga kryetari i VV-së për të pasur një takim dhe për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit. Është konfirmuar që i njëjti do të mbahet në orën 18:00”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se Abdixhiku do të jetë pjesë e takimit, ndërsa ende nuk dihet nëse do të shkojë i shoqëruar nga ekipi i tij apo vetëm.

Sipas saj, LDK vazhdon të ketë qëndrim të qartë për nevojën e formimit të institucioneve dhe është e gatshme të kontribuojë brenda kapaciteteve që ka.

“LDK, në vazhdën e preokupimit që ka pasur gjatë këtyre dy viteve, ka qëndrim të qartë për të kontribuar në formimin e institucioneve, aq sa ka fuqi”, ka thënë ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT