spot_img
spot_img

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se është liruar i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në pikën kufitare në Horgosh.

Postimi i tij:

U lirua!

I riu për të cilin shkrova më herët, është liruar nga policia serbe në Horgosh.

I lumtur sa s’ka!

Kontributi im ishte modest, por besoj se ndihmoi në momentin e duhur.

Djaloshi është i lindur në vitin 1997. Pothuajse moshatar me djalin tim. Ndoshta edhe për këtë arsye, këtë rast e përjetova pak më ndryshe.

Me rëndësi është që tash është i lirë.

Procedura vazhdon!
P.S.
Lexo postimin paraprak

TË FUNDIT

TË FUNDIT