Analisti politik dhe profesori i filozofisë, Blerim Latifi thotë se përçarja e vitit 2000 e krahut të luftës, ia mundësoi LDK-së pushtetin.
Përçarja e LDK-së në vitin 2007 ia mundësoi PDK-së udhëheqjen e vendit për shtatë vjet.
Ai thotë se përçarja e tanishme e LDK-së po ia mundëson VV-së suksesin e PDK-së të vitit 2007.
Kjo po ndodh sepse pas Rugovës, LDK nuk arriti të krijonte një lider atëror të partisë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përçarja e krahut të luftës në vitin 2000, ia mundësoj LDK-së të marrë pushtetin dhe ta mbajë shtatë vjet atë.Përçarja e LDK-së në vitin 2007, ia mundësoj PDK-së të bëhet partia e parë në Kosovë dhe ta udhëheq vendin për shtatë vjet me rradhë.Përçarja e dytë e LDK-së po ia mundëson tash Vetëvendosjes suksesin e PDK-së të vitit 2007.
Pse LDK-së po i kushtojnë kaq shumë përçarjet e brendshme? Sepse pas Rugovës ajo nuk arriti asnjëherë të krijonte një lider atëror të partisë.PDK dhe VV i shpëtuan fatalitetit të përçarjes sepse liderët e tyre e kishin këtë lloj autoriteti atëror. Partitë politike në Kosovë ende funksionojnë me logjikën e vëllazërive fisnore, të cilat, sapo humbin babën, ndahen.





