Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, duke e dërguar kështu numrin e viktimave në 55, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi është konfirmuar nga IKSHPK, në njoftimin e mbrëmjes së sotme, ku u bë e ditur se numri i viktimave ka shkuar në 55.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se viktima vjen nga Mitrovica.
Shkrimi i plotë:
Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.
Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.
Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta./gazetametro.net



