Një kosovar dyshohet se ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku sot, në rrugën Kehä III, në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.
Sipas të dhënave paraprake të policisë finlandeze, një veturë është përplasur me një motoçikletë gjatë ndërrimit të korsisë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Policia, ekipet e shpëtimit dhe urgjenca mjekësore janë njoftuar për aksidentin rreth orës 12:29.
Sipas policisë, drejtuesi i veturës dyshohet për vozitje të rëndë nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të rëndë të vdekjes nga pakujdesia.
Policia e Itä-Uusimaa po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe mënyrën se si ka ndodhur përplasja.




