Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që ta ndihmojnë ta realizojë një ide që e ka menduar së fundmi. Bëhet fjalë për një dhuratë për secilin nga ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Shuma e cila i nevojitet Labit për realizimin e kësaj dhuratë thotë se është 200 mijë euro.
Me to, këngëtari mendon t’ua blejë secilit nga një veturë të tipit Mercedez-Benz, dhe t’ua dhurojë në ditën kur ata të kthehen në shtëpi.
“Arsyeja është e thjeshtë. Këta burra e kaluan kufirin shqiptaro-shqiptar qindra herë nëpër male për ne, për lirinë tonë dhe për shtetin që e gëzojmë sot. Prandaj, kur të kthehen të lirë, le t’ua shpërblejmë sadopak atë mund, atë sakrificë dhe atë rrugëtim të vështirë që e bënë për popullin e tyre”, tha ai.
I njëjti gjithashtu shtoi se është i gatshëm që vetë të kontribuojë me 10 mijë euro në realizimin e kësaj dhurate.
Postimi i plotë:
GURBETQAR E SHQIPTAR
JU LUTEM MA PERSHENDETENI KËTË IDE DHE DESHIRË KU MENDOJ SHUMË NGA JU DO TA REALIZONI…
E kam një dashuri dhe një ide që dua ta shtrij në veprim.
Me lirimin e krerëve të UÇK-së, ish-Presidentit Hashim Thaçi, bacës Jakup Krasniqi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, në ditën kur ata të kthehen në shtëpi, dua t’u bëjmë nga një veturë dhuratë deri në vlerën 50.000€ për secilin. Mendoj se një Mercedes-Benz do të ishte zgjedhja më e mirë, pa e bërë këtë nismë ekstravagante.
Arsyeja është e thjeshtë. Këta burra e kaluan kufirin shqiptaro-shqiptar qindra herë nëpër male për ne, për lirinë tonë dhe për shtetin që e gëzojmë sot. Prandaj, kur të kthehen të lirë, le t’ua shpërblejmë sadopak atë mund, atë sakrificë dhe atë rrugëtim të vështirë që e bënë për popullin e tyre.
Ata e mbrojtën Kosovën me trupin dhe jetën e tyre. Luftuan që ne sot ta kemi flamurin, shtetin dhe lirinë. E mbi të gjitha, nuk lejuan që lufta e drejtë e UÇK-së të njollosej, por e mbrojtën me dinjitet deri në fund.
Unë, si Labinot Tahiri, dhuroj 10.000€ për këtë iniciativë. Ftoj biznesmenët, miqtë dhe shokët e çlirimtarëve që bashkë t’i mbledhim rreth 200.000€ për këto dhurata.
Atëherë e fituan luftën duke bartur armatimin me kuaj e gomarë nëpër male. Sot, kur të kthehen të lirë në tokën e tyre, le të ecin me qetësi, me dinjitet e me komoditet, sepse këtë e meritojnë çlirimtarët e Kosovës.
Kjo nuk është thjesht një veturë. Është një shenjë mirënjohjeje nga populli për njerëzit që sakrifikuan rininë dhe lirinë e tyre që ne sot ta gëzojmë tonën.
Sinqerisht e me zemër,
Labi, Kosovë e Shqipërisë.




