Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, transmeton Klan Kosova.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.