19 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme, kjo është arsyeja

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Kjo seancë është paralajmëruar nga kryetari i i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook.

Gashi tha se Kuvendi do mbajë sont seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.

Sipas tij çdo ushtar i Kosovës do e nderojë atdheun dhe do kthehet faqebardhë.

‘’ Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës’’, shkroi Gashi.

Ky është postimi i plotë:

‘’ E nisim vitin me një lajm fantastik!

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT