spot_img
spot_img

Kurti premton Gjykatë për Çështje Familjare: Do të trajtojë pronën, dhunën, divorcin dhe detyrimin ushqimor

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar disa nga zotimet e Qeverisë së re, ku përfshihet edhe krijimi i një Gjykate për Çështje Familjare.

Sipas Kurtit, kjo gjykatë do t’i trajtojë me përparësi rastet që lidhen me pronën, dhunën në familje, shkurorëzimin dhe detyrimin ushqimor.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu digjitalizimin e padive dhe proceseve gjyqësore në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

“Gjykata për Çështje Familjare do t’i trajtojë me përparësi pronën, dhunën në familje, shkurorëzimin dhe detyrimin ushqimor. Padia dhe gjykimi do të digjitalizohen në të gjitha shkallët gjithandej Republikës”, tha Kurti.

Këto zotime Kurti i bëri gjatë prezantimit të programit të tij, ndërsa Qeveria Kurti 4 tashmë është votuar nga Kuvendi i Kosovës./Sinjali

TË FUNDIT

TË FUNDIT