spot_img
spot_img

Kurti njofton se kanë dalur rezultatet e ADN-së për mbetjet mortore të tre personave të tjerë të gjetura në Kalludër, zbulon identitetin e tyre

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se janë pranuar rezultatet e ADN-së për mbetjet mortore të tre personave të tjerë të gjetura gjatë gërmimeve në Kalludër, shkruan Mitrovica SOT

Ai tha se bëhet fjalë për mbetjet e Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti.

“Komisioni, bashkë me institucionet tjera përkatëse, tashmë i ka informuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, të cilët në prillin e vitit 1999 u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe dhe u zhdukën me dhunë. Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, shkroi Kurti.

Postimi:

TË FUNDIT

TË FUNDIT