17 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kurti dhe Osmani në bashkëbisedim virtual për qeverinë pas zgjedhjeve

Kryetari i VV’së, Albin Kurti në një lidhje virtuale së bashku me u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë biseduar me eurodeputeten Viola Von Cramon dhe deputetin e Bundestagut gjerman Manuel Sarrazi.

Përmes një postimi në Facebook Kurti ka njoftuar se në këtë bashkëbisedim është diskutuar situata politike dhe agjendën e VV’së pas zgjedhjeve.

“Bashkë me Presidenten në detyrë, Znj. Vjosa Osmani, Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Znj. Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Z. Manuel Sarrazin, mbrëmë diskutuam për një orë e gjysmë në Zoom mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës.

Aktivistët shqiptarë, Muhamet Idrizi në Hamburg, me prejardhje nga Mitrovica, dhe, Emiljo Jazxhi, në Berlin e me prejardhje nga Korça, organizuan dhe moderuan këtë debat. Me miq të këtillë shtohet shpresa e rriten mundësitë për vendin tonë”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT