14.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kujdes/ Mos iu përgjigjuni thirrjeve nga këta numra, iu marrin para

Thirrje telefonike të paidentifikuara nga vende të ndryshme kanë vërshuar telefonat inteligjentë të zviceranëve ditët e fundit.

Persona të ndryshëm kanë raportuar ditët e fundit për thirrje të dyshimta. Ata deklarojnë se kanë marrë disa telefonata të humbura nga Shqipëria herët në mëngjes.

Këto thirrje të padëshiruara po diskutohen masivisht në Twitter. Thirrjet përkatëse raportohen jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende si Zimbabve dhe Lituania.

Policia e kantonit të Cyrihut është në dijeni të thirrjeve spam, ka konfirmuar Marc Besson nga shërbimi për media.

Ai paralajmëron se: “Numri i shfaqur në telefon nuk përkon me dërguesin (telefonuesin). Për këtë arsye autorët përdorin teknikat e tyre përkatëse”.

Policia Kantonale rekomandon të mos telefononi përsëri në ata numra, shkruan 20minuten.ch. “Thirrjet mund të jenë të ta kushtueshme”.

“Një telefonatë kthimi mund të kushtojë mbi 20 franga”

Mashtrimi si i tillë nuk është asgjë e re, thotë eksperti i sigurisë së IT-së, Thomas Dübendorfer: “Herën e fundit që kishte më shumë telefonata të tilla, nëse u jeni përgjigjur, u janë tarifuar 20 ose më shumë franga në mënyrë automatike.

Kjo mund të jetë një shumë relativisht e vogël për individin, por gjithsesi mund të jetë mjaft profitabile për mashtruesit nëse ka mjaft njerëz që thërrasin në numrat nga të cilët janë thirrur.”

Për këtë arsye, Dübendorfer thotë u se nuk duhet t’i telefononi numrat në asnjë rrethanë. Numrat e dyshimtë mund të raportohen gjithashtu në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC).

Fakti që telefonatat nuk janë raportuar mund të ketë lidhje edhe me faktin që ofruesit e telekomunikacionit duket se kanë vepruar shpejt. Në Swisscom, për shembull, filtri i thirrjeve është aktivizuar relativisht shpejt.

“Në fakt, në dy ditët e fundit, më 26 dhjetor dhe veçanërisht më 27 dhjetor, filtri ynë i thirrjeve ka bllokuar dy numra nga Shqipëria, në 99 për qind të rasteve”, thotë zëdhënësja e Swisscom, Sabrina Hubacher, transmeton albinfo.ch. Një numër nga Zimbabve u identifikua gjithashtu si i padëshiruar dhe u bllokua.

“Marrë në përgjithësi filtri i thirrjeve bllokon rreth 200,000 telefonata në ditë”, thotë Hubacher. Mjeti për këtë mund të aktivizohet në internet falas.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT