19.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kryeministri grek i jep shtetësinë shqiptarit që shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dha shtetësinë greke Ledian Gogës, shqiptarit që në verë të këtij viti rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin.

“Ledian Goga në qershor 2025 rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga uji i rrëmbyeshëm i lumit Arachthos. Një akt vetëflijimi që shënon shembull humanizmi dhe heroizmi. Sot, ai është nderuar me shtetësi greke. I shprehim falënderimet tona!” shkroi Mitsotakis në një postim në faqen e tij në Facebook.

Në qershor 2025, Ledian Goga ndërhyri për të shpëtuar dy djem të mitur (14 dhe 15 vjeç) në lumin Arachthos, pranë Neochori, Greqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT