21.2 C
Mitrovice
E hënë, 29 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kosova kalon me sukses sfidën e parafundit drejt anëtarësimit në KiE

Raporti për Kosovën i Dora Bakoyannis për anëtarësimin në Këshill të Evropës ka kaluar me sukses edhe hapin e dytë në Asamblenë Parlamentare, duke mbetur kështu vetëm hapi final, mundësia e tij e parë më 16 maj.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Votimi i suksesshëm sot, hap rrugë për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës e ka më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit.

Kosova bëri një hap para në kërkesën e saj për anëtarësim në organizatën e të drejtave të njeriut në fund të muajit të kaluar kur Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku thuhet që Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Këtij votimi të suksesshëm i parapriu edhe urdhri i Qeverisë së Kosovës ndaj Kadastrit që t’ia regjistrojë tokën Manastirit të Deçanit, duke zbatuar kështu një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Më 27 mars 2024, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin për Kosovën, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT