13.7 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Kosova humb një investim 110 milionësh, “rrëmbehet” nga Maqedonia e Veriut

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se një investitor ka ikur nga Kosova dhe ka shkuar për të investuar në Maqedoninë e Veriut.

Gërxhaliu ka deklaruar se investitori francez “Akou Energy” ka qenë i interesuar për investime në Kosovë, por procedurat janë vonuar dhe i njëjti po investon tani në Maqedoni të Veriut, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, plani i “Akou Energy” ishte për një investim 110 milionë euro në Kosovë, ndërsa tani po investon 220 milionë euro në Maqedoni të Veriut dhe kjo për shkak të procedurave byrokratike.

“Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje.”, shkruan ai.

Ky është njoftimi i plotë:

Si largohen investitorët potencial nga Republika e Kosovës
Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milion € njfton KM Zaev i Maqedonisë.

Në Kosovë, i njejti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.

Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje.
Kosova promovon investime për rajonin falë byrokracis, padijenis dhe koruocionit.
#Edhe turpi ka emër. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT