KONKURS PUNE nga Diakonie Kosova – Projekti i Fermës së Pulave në Frashër të Mitrovicës
Pozita: Projekt Koordinator – 1 (një) pozitë
Orari i punës: 40 orë në javë
Kualifikimet e kërkuara:
• Diplome universitare në Agronomi ose Veterinari ( e preferuar)
• Përvojë pune në fushën përkatëse
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe paraqitje profesionale
• Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi
• Aftësi për të punuar nën presion
• Njohuri të gjuhës gjermane (e preferuar) dhe të gjuhës angleze (e preferuar)
• Patentë shofer – Kategoria B (e obliguar)
Detyrat e punës:
• Menaxhimi i fermës së pulave dhe dhive në Frashër të Mitrovicës
• Punë dhe menaxhim me staf me nevoja të veçanta
• Hartimi i projekt-propozimeve dhe raporteve
• Raportim tek donatorët, menaxhmenti, bordi etj.
• Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga drejtori ekzekutiv i organizatës
_______________________________
Diakonie Kosova ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga persona të të gjitha komuniteteve.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë: CV me foto, letër motivuese, si dhe dokumentet mbështetëse (diploma, certifikata trajnimesh etj.).
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren në konsideratë. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i aplikimit: deri më 22.07.2026
Aplikacionet duhet të dërgohen në adresën elektronike:




