16.9 C
Mitrovice
E hënë, 20 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Konjufca “modest”: Edhe na kemi mu harxhu; as nuk e kemi ditë që kemi me përfundu në politikë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka biseduar me disa studentë të një kolegji privat në njërën nga sallat e Kuvendit. Ai u ka folur për sfidat e jetës dhe hyrjen e Vetëvendosjes në politikë.

Duke bërë gjeste me duar, në një video të publikuar nga portali “Infokus”, Konjufca dëgjohet duke thënë:

“Për nga definicioni, me mendu në mënyrë subjektive, po unë, si dëshmitar – që thonë – i jetës tem, edhe secili është i t’vetes, ka diçka misterioze, që nuk arrij me shpjegu dot, që nuk arrij me shpjegu dot, pse m’ka shty n’këtë drejtim. Domethanë, unë ende nuk kam mujtë me gjetë shpjegime racionale. Domethanë, n’këtë kuptim, kjo është edhe arsyeja pse m’pëlqen letërsia latino-amerikane. Munohet me, me, me… me na eduku që jeta e njeriut është goxha misterioze” – tha Konjufca, duke e vazhduar përshkrimin e tij për jetën.

“Nuk është jeta e njeriut njëfarë lloj qelqi transparent, ku qelqi është në mes, këtu, n’këtë pjesë, kjo është jeta, tu shku përpara dhe ne shohim përtej, përtej… përtej dritares, përtej qelqit që është transparent” – e shpjegoi Konjufca pikëpamjen e tij interesante për jetën.

Më tej, ai tha se as nuk e kanë ditur që do të përfundojnë në politikë.

“Për shembull, na nuk e kemi ditë as që kemi me përfundu në politikë. Bile, orientimi kryesor i subjektit politik të cilit i takoj [Vetëvendosje] ka qenë edhe masivisht kundër për me hi na këtu, në institucione, po në një moment të caktum e kemi pa që… – Jo, po edhe realiteti objektiv ka ndryshu, a din, bohesh irracional. Nëse realiteti ndryshon, e ti nuk ndryshon, atëherë je iracional. Këta quhen njerëz të cilët pastaj e interpretojnë realitetin sipas subjektivitetit të tyre, u doket që s’ka ndryshu. Ata njerëz tani kanë edhe prirje diktatoriale zakonisht në politikë, sepse nuk e pranojnë, kur realiteti ndryshon” – tha më tej kryetari i Kuvendit.

Ai u tregua modest, kur e parashikoi edhe “harxhimin” e udhëheqësve të vendit.

“Realiteti ndryshon. Na të gjithë jemi t’kufijshëm, t’gjithë jemi të përkohshëm, edhe na kemi mu harxhu, kanë me ardhë të tjerët. Do të tjerë para neve janë harxhu, nashta kanë mendu që kanë me qenë gjithmonë, po kjo është mençuria edhe racionaliteti me të cilin duhet… edhe urtësia me të cilën duhet me e kuptu politikën” – këshilloi Konjufca.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT