25.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Konjufca: Agim Bahtiri është akademik i kanalizimeve dhe i ujësjellësve

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fund të fushatës zgjedhore në Mitrovicë, pati thënë se kandidati i LVV-së, Agim Bahtiri është akademik në aspektin e politikës dhe interesave të popullit.

Lidhur me këtë deklaratë të tij, Konjufca thotë se ‘Bahtiri është akademik i kanalizimeve dhe i ujësjellësve’.

“Akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësve, për besë mendoj që është. Kam thënë akademik i çështjeve komunale, tash komuna shtron kanalizim , shtron rrugë, trotuare, e bën një park. Unë mendoj për ato çështje, nuk e ndërroj mendimin”, tha Konjufca.

Kur u pyet se ndihet keq për humbjen e Bahtirit në Mitrocië, Konjufca tha se ‘më vjen keq për secilin kandidat të VV-së që ka humbur”.

“Unë ndjej keqardhje për cdo kandidat të VV-së që ka humbur, Edhe për atë, për shkak të rrjedhjes logjike që edhe ai ishte i VV-së”, tha Konjufca në Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT