19 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kongresisti republikan ngre alarmin: Presidenti nuk është mirë mendërisht, duhet të invokohet amandamenti 25 urgjentisht

Republikani Adam Kinzinger i ka bërë thirrje nënpresidentit aktual amerikan, Mike Pence që të aktivizojë amendamentin e 25 të Kushtetutës amerikane dhe të marrë përgjegjësit e presidentit, pasi sipas tij, presidenti Donald Trump ka “abdikuar” nga detyra e tij për të mbrojtur popullin amerikan.

“Fatkeqësisht, dje u pa se presidenti jo vetëm që ka abdikuar nga detyra e tij për të mbrojtur popullin amerikan dhe Kongresin”, tha Kinzinger, që është përfaqësues i qarkut të 16-të të Illinois në Kongresin amerikan.

“Presidenti e shkaktoi këtë. Presidenti nuk është mirë. Dhe presidenti duhet të lirojë kontrollin e degës ekzekutive me dëshirë ose jo”.

Kinzinger tha se presidenti aktual, Donald Trump me veprimet e tij nxiti edhe më shumë situatën më 6 janar, kur mbështetësit e tij, hynë me dh në ndërtesën e Kongresit, ku po mbahej seanca për konfirmimin e fitores në zgjedhjet presidenciale, të demokratit Joe Biden.

“Është koha për të aktivizuar amendamentin e 25-të dhe t’i japim fund këtij makthi”, tha ai, duke argumentuar se nënpresidenti Pence dhe anëtarët e kabinetit duhet që të sigurohen, që deri në inaugurimit të Bidenit si president, më 20 janar, qytetarët amerikanë të jenë të sigurt.

TË FUNDIT

TË FUNDIT