Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i Ballkanit.
Tekniku njohur kosovar dhe klubi nga Suhareka kanë ndarë rrugët pas një takimi të mbajtur të mërkurën në mesditë (23 dhjetor).
Megjithatë, ky nuk është largimi i vetëm. Nga skuadra është larguar edhe ndihmësi i pari i Munishit, Agim Maliqi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Maliqi, i cili ka potencuar se tashmë nuk do jetë anëtar i shtabit teknik te klubi nga Suhareka.
“Po mund të konfirmoj që nuk jam më pjesë e Ballkanit. Falënderoj presidentin dhe Bali Kabashin për bashkëpunimin e deritashëm”, ka thënë shkurt Maliqi për “Zërin”.
Të kujtojmë se Maliqi ka kohë që është pjesë e stafit të Ismet Munishit, kështu që largimi i tij duket se ka qenë i pashmangshëm.




