17.4 C
Mitrovice
E enjte, 9 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës për ofrimin e shërbimeve telefonike

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka pritur në një takim zëvendësdrejtoreshën e shitjes në Telekomin e Kosovës, znj. Apollonia Ramadani, me të cilën kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese nga kjo kompani për Komunën e Mitrovicës.

Në këtë takim të pranishëm ishin drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, menaxheri për llogari kryesore nga Telekomi i Kosovës, Milaim Kryeziu, koordinatori i shitjes, Driton Ymeri, zyrtare e shitjes, Anita Thaçi, dhe menaxheri regjional në Mitrovicë, Esat Jusufi.

Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Komuna e Mitrovicës dhe Telekomi i Kosovës, konfirmojnë pajtueshmërinë e tyre të plotë të kësaj kontrate publike, dokumentet e saj përbërëse, duke përfshirë edhe rregullat e implementimit për kryerjen e shërbimeve.

Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, e vlerësoi si të suksesshme arritjen e kësaj marrëveshje, duke thënë se do të mundësohet komunikimi i tërë personelit të komunës sonë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.

Ndërsa zëvendësdrejtoresha e Telekomit, znj. Apollonia Ramadani u zotua se shërbimet që ofrohen nga vala do të jenë kualitative dhe efikase.

https://kk.rks-gov.net/…/komuna-e-mitrovices-nenshkruan-ma…/

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT