Moti në Kosovë gjatë fundjavës do të jetë i nxehtë, derisa pasditeve priten rrebeshe shiu dhe bubullima, shkruan Gazeta Metro.
Ditëve të fundjavës rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme dhe më të nxehta ajrore. Do të mbajë mot më i nxehtë dhe me më shumë intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave, të cilat sjellin mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.
Në ditët e para të javës në vijim do të mbetet mot i nxehtë, e pritet të ketë më shumë diell dhe më pak mundësi për reshje, njofton Prishtina Weather.
Ditën e shtunë moti do të jetë më i nxehtë dhe më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, të cilat do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
Ndërkaq edhe të dielën do të jetë mot i nxehtë, paradite kthjellët. Pasdite priten zhvillime të vranësirave, që do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri 17C, e maksimalet nga 30C deri në 32C. Ditën e martë pritet një zbritje e lehtë deri në 28C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale.
Më poshtë njoftimi i plotë nga Prishtina Weather. /gazetametro.net




