17.5 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Këngëtari i Hip-Hopit mendoi se koronavirusi është mashtrim, por tani ka nevojë për dy mushkëri të reja

Një këngëtar i Hip Hopit nga South Dakota i cili mendonte se koronavirusi është mashtrim është goditur keq nga virusi, shkruan dailybeast, transmeton mitrovicasot.net

Ai tha se po ta kishin pyetur para se të infektohej, do të thoshte se koronavirusi është mashtrim. “Por nuk është mashtrim”, shtoi 42 vjeçari i cili njihet me emrin KELO.

Këngëtari 42 vjeçar u prek nga pneumonia pasi kontraktoi koronavirusin. Edhe pse arriti të mbijetojë, mushkëritë iu dëmtuan aq shumë sa ka nevojë për një transplant të dyfishtë në dy muajt e ardhshëm ose përndryshe do të humbë jetën.

“Kështu, tani, ulem dhe pres. E pres vdekjen që të vijë”, tha ai në një paraqitje në një video në Facebook.

TË FUNDIT

TË FUNDIT