Deputetja britanike, Alicia Kearns i ka quajtur të turshme dhe “njollë mbi Qeverinë e Serbisë” deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq për spastrim etnik në Kosovë.
“Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë mbi Qeverinë e Serbisë”, shkroi ajo në një postim në X.
Kearns shkroi se “njerëzit që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë mizoritë që forcat e Millosheviqit i kryen ndaj tyre dhe familjeve të tyre”.
Deputetja britanika thotë se asnjë përpjekje e tillë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë.
“Asnjë përpjekje për t’i arsyetuar – apo, edhe më keq, për t’i lavdëruar – këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë. Mos harroni kurrë”.



