19 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Kanosi ministrin Sveçla përmes rrjeteve sociale, arrestohet një person

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Kanosje” dhe është raportuar në Prishtinë. Arrestimi i të dyshuarit është kryer më 7 korrik 2026.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT