Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar sot prindërit e Presidentit Hashim Thaçi, në Burojë, shkruan Gazeta Metro.
Kadri Veseli me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot e ka vizituar familjen e Presidentit Hashim Thaçi në fshatin e tyre në Skënderaj.
Veseli në njoftim ka publikuar edhe një fotografi me prindërit e Presidentit Thaçi.
”Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që ditë më parë Gjykata Speciale ka propozuar një aktakuzë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, nën dyshimin se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.
Thaçi e Veseli janë figura kyçe që kanë kontribuar në luftën për pavarësi të Kosovës. Gjithashtu të dytë kanë qenë pjesë e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /gazetametro.net



