Ish-ushtari dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musa Munishi, po përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për trajtim kirurgjikal.
Familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë financiare, pasi kostoja e ndërhyrjes së specializuar arrin në 69 mijë e 800 euro, shumë kjo që, sipas tyre, është përtej mundësive të familjes.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve, bashkatdhetarëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, mund të jetë vendimtare për trajtimin e Musës.
Familja ka publikuar edhe të dhënat përmes të cilave mund të bëhen donacionet:
Vipa Chips 300×250
Xhirollogaria: Erblin Munishi
1501110005217605
Ndihma mund të ofrohet edhe përmes GoFundMe, ndërsa për më shumë informacione është në dispozicion numri 045 885 159.
https://www.gofundme.com/f/apel-urgjent-per-ndihme-financiare-798af?attribution_id=sl:04110cbb-1b6e-4e36-a87d-d8a046d6db11&lang=en_US&ts=1788988474&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_content=amp30-treatment-6&utm_medium=customer&utm_source=copy_link




