spot_img
spot_img

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në disa komuna, përfshirë Mitrovicën

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punën e 12 vendpunishteve pasi u konstatuan shkelje të rënda që rrezikojnë jetën e punëtorëve.

Vendpunishtet do të mbeten të mbyllura deri në eleminimin e parregullsive.

Postimi:

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj

Në kuadër të inspektimeve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe sigurisë e shëndetit në punë, Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar kontrolle në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj Mitrovicë,Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj.

Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për këtë arsye, IQP ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve. Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT