10.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Infektologu Ahmeti thirrje qytetarëve: Respektoni me përpikmëri masat në fundvit, situata me Covid mund të përshkallëzohet!

Masat ekzistuese anti Covid që janë në fuqi kanë dhënë rezultatet e veta, duke bërë që numri i rasteve të reja të ulet dhe disa komuna të lëvizin nga zona e kuqe në të verdhë.

Por festat e fundvitit, ardhja e mërgimtarëve dhe lëvizjet e shpeshta që mund të bëhen gjatë kësaj periudhe, sjellin një sfidë të re përpara për organet e shëndetësisë në vend.

Infektologu, Sali Ahmeti, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se situata momentale me Covid-19, është stabile dhe se masat ekzistuese kanë dhënë efektet e veta.

Ai pranon se sfidues mbetet fundviti pasi mund të kemi tubime të ndryshme, dhe mos-respektimi i masave do të rezultonte me rritje të rasteve të reja.

“Aktualisht kemi një situatë stabile, masat ekzistuese duhet të respketohen . Besoj shumë shpejt, “Grupi i Ekspertëve” do të dalë me një sygjerim për masat që parashihen para vitit të ri. Respektimi i masave ekzistuese ka dhënë efektet e veta, të mira deri tash. Fundviti sjell mundësi të tubimeve të ndryshme, të cilat nëse mbahen në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa respektim të këtyre masave mund të rezulton me shtimin e numrit të rasteve” tha shkurt Ahmeti për Gazeta Blic

Ditët e fundit numri i rasteve me Covid-19 ka rënë, ç’ka ka sjellë përmirësim të situatës me Coronavirus në vend.

Gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar 329 raste të reja me Coronavirus dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Nga infektimi me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i Pandemisë, fatkeqësisht, kanë humbur jetën  1 mijë e 203 persona.

Aktualisht janë 11 mijë e 551 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT