spot_img
spot_img

Igballe Islami kritikon ashpër qeverisjen komunale për emërimet në borde

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Igballe Islami, ka kritikuar ashpër emërimet në borde të ndërmarrjeve publike, shkruan Mitrovica SOT

Ajo tha se kjo qeverisje po anashkalon kërkesat e qytetarëve për emërime në borde për të cilat nuk u prit konkursi i rregullt

Islami tha se rrugët në Iliridë dhe projektet kapitale si ato në Bajgorë po realizohen mbi planifikimin e qeverisjes së kaluar.

Postimi:

Për këtë pushtet, kërkesat e qytetarëve mund të presin, por jo edhe emërimet në bordet e ndërmarrjeve publike lokale, për të cilat çuditërisht nuk pritet konkursi i rregullt.

Kur është fjala për shërbime dhe punë për qytetarët, arsyetohen me çdo gjë, madje edhe në buxhetin e aprovuar nga ish-qeverisja, edhe pse pikërisht mbi atë planifikim sot po realizohen punët në terren, përfshirë projektet kapitale si rrugët në Iliridë, Shalë të Bajgorës etj.

Shembull konkret është kërkesa e banorëve të fshatit Mazhiq për ujë të pijes. Arsyetimi nga asambleisti i pushtetit dhe bashkëfshatari i tyre ishte se “nuk ka planifikim për këtë vit”, edhe pse bazuar në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026 ekziston kodi ekonomik dhe ishte mundësia që, përmes bartjes së të hyrave të aprovuara në seancën e fundit, të buxhetohej kjo kërkesë.

Kur qytetarët kërkojnë zgjidhje, përgjigjja është “vitin e ardhshëm”. Por për emërime në bordet e ndërmarrjeve dhe ushtrues të detyrës së kryeshefit, gjithmonë gjendet një rrugë më e shpejtë.

Interesi i qytetarëve duhet të jetë prioritet!

TË FUNDIT

TË FUNDIT