Qebaptore Tetova, një ndër më të njohurat në qytetin e Mitrovicës, e ka një pronar shumë të zellshëm e punëtor, që e njohin e gjithë Mitrovica dhe fshatrat perreth. Puna e tij e palodhshme ka bërë që kjo qebaptore të frekuentohet nga qytetarë të shumtë, sepse ka krijuar një imazh të mirë të përgaditjes dhe servimit të ushqimeve që ata shërbejnë.
Qebatore Tetova, tashmë ka dy pika në Mitrovicë, njëren në sheshin kryesor të qytetit dhe tjetrën në Rr. Mbretëresha Teutë, dhe që këto dy pika po vazhdojnë të punojnë me shumë sukses.
Më poshtë po ju sjellim një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së familjes Selimi, e cila është shkruar nga Lavdimi, djali i Sametit.
Familja jonë Ka ardh në Kosovē si çdo shqiptar gurbetqar, dhe në vitet 1980 në Prishtinë I kemi hapur dy lokale (Qebaptore & Burektore) përballe shkollës se muzikes. Pas disa kohe duke editur se jemi një familje e madhe kishim mundësi që të hapim edhe pika të tjera. Vendosem që të vijme në Mitrovicë në vitin 1986, pasi që kishim edhe miqë nga Tetova këtu gjetëm një pritje shumë të ngrohët e cila vazhdon ende qe 33 vite dhe besojmë Traditen do ta vazhdojmë brez pas brezi te fëmijet tanë.
Mitrovica SOT