Bahri Hyseni të mërkurën e 2 shtatorit është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.
Prokurori Hyseni do të ushtrojë mandat katërvjeçar, me mundësi rizgjedhjeje.
“Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, u tha në njoftimin e KPK’së.
Hyseni ndryshe ishte njëri prej personazheve kryesore të aferës “Pronto”./gazetametro.net



