Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ka deklaruar se ka kënaqësinë të pret liderët e Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Metro.
O’Brien duke shpërndarë deklaratën e Grenellit në Twitter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin këto diskutime shumë të rëndësishme.
Ai thotë se ka kënaqësinë të pret Grenellin me palën serbe e kosovare në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
“Kam kënaqësinë të jem mikpritës i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Richard Grenell. Shtetet e Bashkuara i mirëpresin këto diskutime të rëndësishme,” ka shkruar në Twitter, këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, transmeton Gazeta Metro.
“I am pleased to host the leaders of Serbia and Kosovo with @RichardGrenell at the White House. The United States is looking forward to these important discussions.” – NSA Robert O’Brien https://t.co/39hPbXJkXh
— NSC (@WHNSC) June 16, 2020
Kujtojmë se i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se palët do të takohen më 27 qershor në Uashington.
“Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, në 27 qershor, për diskutime rreth dialogut”, shkroi ai në rrjetet sociaele.
Grenell paralajmëroi se “nëse cilado secila palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime”, shkroi ai ditë më parë.//gazetametro.net



