Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka akuzuar deputetët e PDK-së për ndryshim të qëndrimeve, duke thënë se ajo që kanë deklaruar më herët nuk përputhet me atë që thonë sot.
Gola ka thënë se pikërisht këtë kontradiktë e kishte përmendur në Kuvend, pas së cilës, sipas tij, ishte përballur me ofendime nga deputetët e PDK-së dhe Aleancës.
Lexoni të plotë postimin e tij, pa ndërhyrje:
Ditën kur deputetet e PDK e AAK-se e shnderruan sallen plenare te Kuvendit ne savane, nuk kam thene asgje me shume se sa qe kam permendur kete kontradikte te PDK-se.
U versulen drejt nesh me etiketat me banale duke na quajtur rrenca e cka mos
Ja ku e keni me ze e figure kontradikten, permendja e te ciles na ekspozoi ndaj gjuetise me britma e ofendime nga me banalet. Prandaj po e perseris: per keta njerez, populli thote “hyp se t’vrava zbrit se t’mbyta”.



