spot_img
spot_img

“Humbëm një polic të përkushtuar”, shoku i Shaban Hajdarit me një dedikim prekës

Zyrtari policor i NJRSh-së, Shaban Hajdari, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë varrezave të fshatit Morinë, në Kukës.

Miku i tashmë të ndjerit, Gzim Kastrati, e ka përshkruar Hajdarin si person me vlera dhe zyrtar që punoi me ndershmëri.

“Lamtumirë, shoku ynë i dashur, Shaban Hajdari . Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen tënde nga jeta. Humbëm një shok të mirë të shkollës, një njeri me vlera dhe një zyrtar policor të përkushtuar, i cili punoi me ndershmëri dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

“Kontributi yt i palodhshëm për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdari, kolegëve të Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën. U prehsh në paqe, Shaban! Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”, përmbyll postimin ai. /Insajderi.org/

TË FUNDIT

TË FUNDIT