11.4 C
Mitrovice
E martë, 14 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Hoxhë Husamedin Abazi me lot në sy dëgjon deklaratat e familjarëve të Astrit Deharit

Familjarët e Astrit Deharit morën sot raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër lidhur me vdekjen e  Astritit.

Nga ky raport thuhet se konkluzionet janë që Astrit Dehari është vrarë.

Pas kësaj një reagim të veçantë pati edhe një nga hoxhallarët e Prishtinës.

Hoxhë Husamedin Abazi i ‘Xhamisë tek 4 Lullat’ me lot në sy u lut që Dehari të mëshirohet si mbrojtësi së drejtës.

Hoxha tha se u prek shumë nga fjalët e prindërve të Astritit, por kur foli bashkëshortja e tij ishte e pamundur t’i mbante lotët.

“Dashtë Zoti të vendoset drejtësia në këtë vend të shtrenjtë që e kemi. Amin”, shtoi ai.

Ndryshe Dehari u gjet pa shenja jete në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT