13.5 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Hovenier: Amerika mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ishte privilegj pjesëmarrja na ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, ceremoni kjo e cila u mbajt të premten që shkoi.

Në një postim në “X”, Hovenier shprehu vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ozkan Ulutashit ndërkaq i uroi mirëseardhje të ngrohtë gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.

“Ishte privilegj të merrja pjesën në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutashit, dhe mirëseardhje të ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën e këtij misioni kritik. Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-n, në sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe mjedisit të sigurt në Kosovë”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Të premten është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë.

Gjeneralmajori i ushtrisë turke, Özkan Ulutas ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT