Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar sonte se ushtruesja e detyrës së presidentit kosovar Vjosa Osmani s’do të ketë të ardhme politike as jashtë LDK’së për shkak të qasjes brenda LDK’së.
Sipas tani kandidatit për kryeministër të LDK’së Avdullah Hoti, Osmani po dëshmon se nuk ka qenë asnjëherë e sinqertë me shtëpinë e saj politike, LDK’në.
‘’Edhe ajo e ka të qartë fatin e vet në politikë sikur të tjerët shumë më të fuqishëm që kanë dalë nga LDK. Ajo është formuar brenda LDK’së dhe do te duhej të qëndroj brenda shtëpisë. Nëse merr vendim për ta dëmtuar shtëpinë tënde, siç po bën poshtë e lartë, tregon që ti asnjëherë s’ke qenë e sinqertë në shtëpinë tënde. Ajo s’ka të ardhme politike. Krejt çka do të bëja është do të rrija si një votues i thjeshtë i LDK’së, edhe nëse ke mospajtime.”
Sot Avdullah Hoti u kandidua nga LDK për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, për herë të dytë. Si kandidate ishte edhe ajo që sot e kritikoi në televizionin Klan Kosova, Vjosa Osmani, e cila garon me listë të veçantë pas shkarkimit nga partia e saj. Osmani kritikohet për flirtin me LVV në dëm të partisë që e mbështeti në zgjedhjet e 6 tetorit./gazetametro.net




