Sipas një sondazhi të ri që u mbajt nga Qendra për Studime Politike Amerikane të Universitetit Harvard, tregoi se Hillary Clinton do të udhëhiqte garën për nominimin demokrat për president nëse ajo do të deklaronte kandidaturën e saj në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2020, transmeton Gazeta Metro.
Sondazhi i cili u bë online nga Harris, tregonte se Joe Biden, pararendësi aktual, do të merrte 20 përqind ndërsa Senatori Bernie Sanders është me 12 përqind.
Elizabeth Warren kishte 9 përqind, Michael Bllomberg 7 përqind.
Nëse Clinton do të qëndronte jashtë garës, Biden do të ishte në avantazh me 29 përqind të ndjekur nga Sanders, i cili merr 15 përqind. Warren renditet në vendin e tretë me 13 përqind.
Javën e kaluar, Clinton nuk e kishte mohuar plotësisht hyrjen në fushën e kandidatëve.
Gjatë paraqitjeve mediatike në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar, Clinton dy herë la të kuptohet se ajo ende mund të bënte një hyrje në fushatë.
Ky sondash përfshiu 1859 votues vetëm nga 27 deri në 29 nëntor.
Në pyetjen që iu bë, se a do të jetë pjesë e fushatës zgjedhorë për presidente në viti 2020 ajo tha, “Unë them kurrë mos thuaj kurrë”./gazetametro