Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, shkroi Haxhiu.



