Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Haxhiu.
Ajo i ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re.
Kurti tash pritet të nisë procedurat për formimin e kabinetit të ri qeveritar./Sinjali



