1.6 C
Mitrovice
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Haradinaj thotë se vizat pritet të hiqen në dhjetor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në ditët e para të Qeverisë së ardhshme pritet të ndodhë liberalizimi i vizave për kosovarët, njofton Klan Kosova.

Ai në një konferencë për media ku shpalosi raportin e punës së Qeverisë dyvjeççare të drejtuar nga ai tha se është i pakënaqur me procesin e liberalizimit.

“Në ditët e para të qeverisë së re do ta kemi liberalizimin. Një pjesë e punës do të ndodhë edhe tani në fund të nëntorit. por liberalizimi do të ndodh në dhjetor. Të gjithë bartim edhe merita edhe faj,  këto i kam edhe unë se pse nuk i kemi vizat. BE është e interesuar të ecë përpara në këtë vendim.

Ai ka folur edhe dialogun me ç`rast ka thënë se është pro bisedimeve por jo edhe për ndonjë marrëveshje të të dëmshme për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Jam për dialog, kam qenë gjithë jetën, nuk jam për lëvizje të kufijve, por jam për një marrëveshje me Serbinë. Nuk jam për ndarje”, shtoi ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT