spot_img
spot_img

Haradinaj për Kurtin: E ka problem Pavarësinë e 17 shkurtit 2008, synon ta rrënojë atë

Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti e ka për qëllim rrënimin dhe shpërbërjen e Republikës së Kosovës.

Sipas anëtarit të AAK-së, Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008.

Haradinaj, në një shkrim në rrjetin social Facebook të premten, tha se shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës “janë dëshmi e mjaftueshme për ta kuptuar se çka po synon ky grup njerëzish të arrijë”.

“Albin Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008, andaj po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë. Republika e Kosovës nuk është laborator eksperimental i kuzhinave të kuqe, as për ikjen e fshehjen tënde nga Marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit”, ka thënë ai.

“Albin, Republika është mbi ty e secilin prej nesh. Mjaft me politika meskine që e dëmtojnë shtetin. Mos e sjell Kosovën në të panjohura se të gjithë njihemi mes vete” shkruan Haradinaj në reagim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT