Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se mandatet e deputetëve janë “djegur” dhe se çdo veprim i tyre në seancën e thirrur për 9 shtator do të ishte jokushtetues.
Duke folur për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, Haradinaj ka thënë se afatet për konstituimin e legjislaturës janë tejkaluar dhe se deputetët nuk kanë më mandat kushtetues për të zhvilluar punimet.
“Partia fituese që nuk e ka konstituu Kuvendin, mandatet e deputetëve janë djegë, shpenzimet në zgjedhje janë djegë. Ne nuk jemi deputetë, unë s’kam mandat më, me shku në një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet. Mandati i parë është djegë, edhe mandati i dytë është djegë të shtunën me 5 shtator, çdo veprim që marrim është jokushtetues”, ka deklaruar Haradinaj në T7.
Ai ka folur kështu lidhur me seancën e paralajmëruar për 9 shtator, duke kundërshtuar vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit në këto rrethana.



